Publikohet video, kryebashkiaku shqiptar filmohet duke thithur kokainë - Gazeta Express
string(69) "publikohet-video-kryebashkiaku-shqiptar-filmohet-duke-thithur-kokaine"

Gazeta Express

22/01/2020 17:21

Publikohet video, kryebashkiaku shqiptar filmohet duke thithur kokainë

Gazeta Express

22/01/2020 17:21

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut shqiptar duke thithur kokainë në një ambient publik.

Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

Lexo Edhe:

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Wshtë një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë.

Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.

Prej gazearit, por edhe nga Partia Demokratike konfirmohet se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla./abc