​Publikohen pamjet e të dyshuarës për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia kërkon identifikimin e saj - Gazeta Express
string(102) "publikohen-pamjet-e-te-dyshuares-per-shperdorim-te-pasurise-se-huaj-policia-kerkon-identifikimin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 13:43

​Publikohen pamjet e të dyshuarës për shpërdorim të pasurisë së huaj, Policia kërkon identifikimin e saj

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 13:43

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas një njoftimi zyrtar, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin e ndodhur më 31 janar 2026, në sheshin “Mehë Uka”.

Policia ka publikuar fotografi dhe video-sekuenca të personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin e saj.

Autoritetet bëjnë thirrje që çdo informacion relevant të raportohet në numrat 192 ose 0800 19999, si dhe përmes emailit zyrtar të Policisë së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement