FSHF-ja e emëron drejtorin e ri teknik - Gazeta Express
string(38) "fshf-ja-e-emeron-drejtorin-e-ri-teknik"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 14:54

FSHF-ja e emëron drejtorin e ri teknik

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 14:54

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës, në fokus të së cilës ishin vendimmarrje që lidhen me zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Një nga vendimet e kësaj mbledhjeje ishte emërimi i Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së, një pozicion kyç në drejtimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend.

Komiteti Ekzekutiv miratoi emrin e Abdyl Kuriut në detyrën e Drejtorit të ri Teknik të FSHF-së. Ish-anëtar për 16 vite në Komitetin Ekzekutiv, Kuriu sjell një përvojë të gjerë në fushën e futbollit, si edhe një kontribut të vyer në aspektin akademik dhe institucional.

Falë eksperiencës së tij shumëvjeçare dhe njohjes së thellë të strukturave të federatës, ai është konsideruar një profil i përshtatshëm për të adresuar sfidat dhe për të çuar përpara projektet zhvillimore të futbollit shqiptar.

Komiteti Ekzekutiv vlerësoi maksimalisht emrin e Abdyl Kuriut, duke e miratuar atë me votë unanime. Kuriu pason në këtë detyrë italianin Fulvio Pea, i cili njoftoi largimin pak ditë më parë. Ai e mbajti këtë post për 3 vite.

Advertisement
Advertisement
Advertisement