Sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, pasi Albin Kurti dëshiron t’i ketë të gjitha pozitat për vete.
“Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit”
Azemi shtoi se Kurti nuk kërkon marrëveshje politike për shtetin, “por nënshtrim për pushtetin e tyre.”
“Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete! Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit. Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.
Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.
Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike.