Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, nuk i mjaftojnë pozicionet shtetërore që ka - po i kërkon të gjitha - Gazeta Express
string(108) "zogaj-kurti-po-e-dergon-vendin-ne-zgjedhje-nuk-i-mjaftojne-pozicionet-shteterore-qe-ka-po-i-kerkon-te-gjitha"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 14:41

Zogaj: Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje, nuk i mjaftojnë pozicionet shtetërore që ka – po i kërkon të gjitha

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 14:41

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar për çështjen e Presidentit.

Për situatën e krijuar, ai fajtor e ka lënë kryeministrin Albin Kurti që ka thënë se sipas tij po i kërkon të gjitha pozicionet shtetërore.

“Kurti, sikurse e kemi thene ne vazhdimesi, po i kerkon te gjitha pozicionet shteterore! Presidentin, Kuvendin, Qeverine, Gjykaten Kushtetuese, Prokurorine, Ambasadat, AKI-ne, Ushtrine … me nje fjale te gjitha!!! Dhe, po e dergon vendin ne zgjedhje, sepse nuk i mjaftojne keto qe i ka, por i do te gjitha”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ky reagim vjen pas takimit midis Kurtit edhe Abdixhikut për çështjen e presidentit por që nuk pati ndonë marrëveshje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement