PSG-ja i ka vënë sytë kah talenti 18-vjeçar i Realit - Gazeta Express
string(52) "psg-ja-i-ka-vene-syte-kah-talenti-18-vjecar-i-realit"

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 11:43

PSG-ja i ka vënë sytë kah talenti 18-vjeçar i Realit

Futboll

Gazeta Express

03/05/2026 11:43

Paris Saint-Germaini po vazhdojnë të ndërtojë strategjinë e tij për të marrë talentet më të mirë të Evropës, dhe pas transferimit të Dro Fernández nga akademia e Barcelonës në janar, tani klubi francez ka vënë në shënjestër edhe një nga premtimet më të mëdha të Real Madridit, Joan Martínez.

Sipas raportimeve të “Marca”, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, e ka vendosur Martínezin si një objektiv serioz për këtë verë.

Klubi e ka ndjekur prej kohësh zhvillimin e tij dhe është informuar më herët për kushtet e kontratës së tij.

Mbrojtësi ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029 dhe një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh, që do të thotë se PSG-ja do të duhet të negociojë drejtpërdrejt me klubin spanjoll për ta siguruar transferimin.

Kjo e bën operacionin shumë më të vështirë sesa në rastin e mëparshëm me talentin e Barcelonës.

Nga ana tjetër, situata e Martínezit në Madrid nuk është plotësisht e sigurt.

Sipas të njëjtave burime, së bashku me talentet e tjera të Castilla si Diego Aguado dhe Víctor Valdepeñas, ai mund të lejohet të largohet këtë verë, në varësi të thellësisë së repartit defensiv të ekipit të parë.

Aktualisht, vetëm Éder Militão dhe Dean Huijsen konsiderohen të sigurta për sezonin e ardhshëm.

Real Madridi zakonisht ka përdorur modelin e shitjes së talenteve me klauzola riblerjeje dhe përqindje nga shitjet e ardhshme, si në rastet e Jacobo Ramón dhe Nico Paz.

Por në këtë rast, klubi madrilen thuhet se do të pranonte vetëm një ofertë të madhe financiare, pa kushte të tilla.

Martínez pati edhe një përvojë të hershme me ekipin e parë të Real Madridit në moshën 16-vjeçare gjatë përgatitjeve verore, por një dëmtim serioz në gju e ndaloi përparimin e tij.

Edhe pse këtë sezon ka pasur paraqitje të mira me Castilla, ende nuk është e sigurt nëse do të ketë hapësirë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement