Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin e 84-të, apo 15 vende më mirë sesa vitin e kaluar.
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova thotë se tani ky progres duhet “të ruhet”.
“Inkurajuese të shohësh Kosovën të ngjitet për 15 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufi. Ky progres tani duhet të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik, të cilët ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mundëson funksionimin e mediave. BE-ja do të mbështesë”, shkroi ajo në X.
Encouraging to see 🇽🇰 rise 15 places in @RSF_en’s #WorldPressFreedomIndex.
This progress now needs to be sustained by public officials and the political establishment who share the responsibility for ensuring a media-enabling environment.
🇪🇺 will support.#WPFD#EUbyYourSide— Eva Palatová (@EUActingHeadKS) May 3, 2026