Pse Memli Krasniqi nuk po i del përballë Albin Kurtit, por po ia lë Bedri Hamzës? Kështu përgjigjet kryetari i PDK-së - Gazeta Express
string(115) "pse-memli-krasniqi-nuk-po-i-del-perballe-albin-kurtit-por-po-ia-le-bedri-hamzes-keshtu-pergjigjet-kryetari-i-pdk-se"

Pse Memli Krasniqi nuk po i del përballë Albin Kurtit, por po ia lë Bedri Hamzës? Kështu përgjigjet kryetari i PDK-së

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 21:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, në ditën kur e prezantoi Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi ka thënë se që kur është bërë kryetar i PDK-së në vitin 2021, ka dhënë deklarata se “PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri”.

Lexo Edhe:

Më tutje, ai ka thënë se kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale.

“99% të deklarimeve të mia që kur jam bërë kryetar i PDK-së, kanë qenë qëllimisht kur kam thënë se PDK-ja do ta jap kryeministrin e ri, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që kjo nuk është garë për realizim të ambicieve personale, e sidomos sot nuk është koha për protagonizëm liderist, nuk është koha për lidershqip autoritar”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express