Protestat “bllokojnë” Parisin! Ndalohet transporti hekurudhor, mbyllen fabrikat - Gazeta Express
string(75) "protestat-bllokojne-parisin-ndalohet-transporti-hekurudhor-mbyllen-fabrikat"

Protestat “bllokojnë” Parisin! Ndalohet transporti hekurudhor, mbyllen fabrikat

Gazeta Express

15/12/2019 21:40

Pas mobilizimit disaditor kundër reformës së pensioneve, në Francë qarkullimi mbetet problematik.

Në Paris, siç njoftojnë mediat vendase, do të jetë veçanërisht i komplikuar udhëtimi me metro, pasi 14 linja të saj do të mbyllen plotësisht. Edhe trafiku ndërkombëtar, sipas “Le Monde” do të vazhdojë të ketë ngërçe të mëdha.

Lexo Edhe:

Pas protestave masive, qeveria franceze paraqiti një reformë të zbutur të pensioneve. Kryeministri Edouard Philippe tha se duhet të ketë një pension bazë prej 1000 eurosh. Një sistem i unifikuar zëvendëson rregullore të ndryshme të veçanta. Aksioni megjithatë vazhdon, dhe duket se njerëzit nuk binden nga lëshimet e qeverisë. Reformat kanë shkaktuar greva mbarëkombëtare, që kanë bllokuar transportin hekurudhor, kanë bërë të mbyllen fabrikat dhe kanë ngadalësuar shërbimet publike në të gjithë vendin.

Mediat franceze raportuan të mërkurën se 75% e trenave të distancave të largëta mbeten jashtë shërbimit.Mosha e pensionit ligjor mbetet 62 vjeç. Sidoqoftë, për këtë duhet të pranoni ulje në pensione, tha Philippe. Pensionin e plotë punonjësit do ta marrin në moshën 64 vjeç. Përveç kësaj, sistemi i ri do të hyjë në fuqi më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht, përkatësisht vetëm për ata që kanë lindur prej vitit 1975. Pra këta janë punonjës, shumica e të cilëve sot janë mbi 44 vjeç. Deri tani ishte bërë e ditur se reforma do të zbatohet për punonjësit që nga datëlindja 1963. Por qeveria këmbëngul sidoqoftë që njerëzit të punojnë “pak më gjatë”.