Prokuroria: Vajza e çiftit të vrarë në Prishtinë e kishte lajmëruar babanë në Polici për dhunë ndaj nënës - Gazeta Express
string(104) "prokuroria-vajza-e-ciftit-te-vrare-ne-prishtine-e-kishte-lajmeruar-babane-ne-polici-per-dhune-ndaj-nenes"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2021 15:25

Prokuroria: Vajza e çiftit të vrarë në Prishtinë e kishte lajmëruar babanë në Polici për dhunë ndaj nënës

Lajme

Gazeta Express

16/03/2021 15:25

Policia ka konfirmuar mbrëmë për Gazetën Express se gruaja me inicialet S.S., që u vra nga burri i saj në Prishtinë, kishte denoncuar dy herë dhunën që kishte ushtruar ish-burri ndaj saj. Denoncimi i fundit kishte ndodhur 12 ditë para se të vritej.

Pas raportimit të Expressit ka pasur shumë reagime se si erdhi deri te vrasja, përderisa viktima kishte denoncuar dhunën në polici. Sot për këtë çështje, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për media.

Lexo Edhe:

Në njoftimin e tyre është thënë se më 3 mars të këtij viti, sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici.

Prokuroria njofton se është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me atë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por sipas prokurorisë ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Prokuroria thekson se i dyshuari ka mohuar dhunën, ndërsa më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm/Njësiti për Dhunë në Familje, njofton opinionin se pas raportimit të rastit nga policia, më 03.03.2021, ka iniciuar rastin “dhunë në familje”, kundër të dyshuarit (tani i ndjeri) L.S.

Sipas shkresave të lëndës rezulton se vajza e të dëmtuarës, S.S. (tani e ndjera), e para e kishte raportuar rastin në polici, ku menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është intervistuar e dëmtuara S.S., e cila në deklaratën e saj ka theksuar se me këtë datë kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin e saj dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht, por që ka refuzuar të pranojë ndihmën mjekësore pasi ka qenë diçka momentale dhe nuk dëshiron që më tutje të vazhdojë me rastin.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar policinë që të ndërmarrë edhe veprime tjera të nevojshme hetimore, ku është intervistuar i dyshuari, i cili e ka mohuar ta ketë sulmuar ish-bashkëshorten e tij. Për të sqaruar ende këto rrethana të ekzistimit të veprës penale, prokuroria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ashtu që, më 04.03.2021, ka ftuar në polici për deklaratë shtesë të dëmtuarën S.S., por e njëjta përsëri nuk është paraqitur në Stacion policor.