Acarimi rreth nismës për shkarkimin e Abdixhikut, nga LDK tash ia përmendin Ramës që ua la vetëm 3 drejtori e PDK’së 8 - Gazeta Express
string(116) "acarimi-rreth-nismes-per-shkarkimin-e-abdixhikut-nga-ldk-tash-ia-permendin-rames-qe-ua-la-vetem-3-drejtori-e-pdkse-8"

Ballina

Gazeta Express

31/07/2026 16:19

Acarimi rreth nismës për shkarkimin e Abdixhikut, nga LDK tash ia përmendin Ramës që ua la vetëm 3 drejtori e PDK’së 8

Ballina

Gazeta Express

31/07/2026 16:19

Duke hapur që raporti në mes të kryetarit të Prishtinës, përparim Rama dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk është i njëjti si në fillim, kur kryetari i LDK’së e kishte kthyer atë nga Londra si arkitekt me famë, shkruan Gazeta Express.

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Paris Guri, i cili hapur e ka deklaruar rreshtimin e tij pro-Abdixhikut pas zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka folur për kryetarin e Prishtinës.

Guri ka thënë se Abdixhiku e kishte sjellë Ramën në Prishtinë kur këtë të fundit nuk e kishte njohur askush dhe sipas tij, të dy palë zgjedhjet e Përparim Ramës ia ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës.

“E ka kandidu z.Abdixhiku kur në atë kohë Përparim Rama ka qenë i panjohur në Prishtinë. Me ndihmën e LDK u zgjedh kryetar edhe në 2021 edhe në 2025. Me ndihmën e LDK’së i ka rifitu zgjedhjet në vitin 2025”, ka thënë Guri në Kosova Live të T7.

Ai tutje ka deklaruar se vetë personalisht është angazhuar për fushatën e Përparim Ramës. Ndërkohë ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Rama ka menaxhuar me koalicionet qeverisëse në kryeqytet. Guri ka thënë se për LDK’në është e papranueshme që Rama ia ka lënë vetëm tri drejtori, aq sa ka AAK-ja, ndërkohë që PDK ka marrë tetë të tilla.

“Pas mundit që e ka bo gjithë LDK’ja, LDk me i pasë tri drejtori barabartë sa i ka AAK-ja e tetë me i pas PDK’ja, për LDK’në është e papranueshme”.

Emrin e Përparim Ramës e ka përmendur edhe vetë kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku.  Sipas kryetarit të LDK’së, nëse Rama është përfshirë në nismën për shkarkimin e tij “ka gabuar rëndë”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement