Prokuroria u bën apel të dëmtuarave në rastin "Albkings" të paraqiten për bashkëpunim në polici - Gazeta Express
string(93) "prokuroria-u-ben-apel-te-demtuarave-ne-rastin-albkings-te-paraqiten-per-bashkepunim-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:39

Prokuroria u bën apel të dëmtuarave në rastin “Albkings” të paraqiten për bashkëpunim në polici

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 15:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë apel të gjitha të dëmtuarave në rastin “Albkings” që të paraqiten në stacionet policore dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë. Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.”

Lexo Edhe:

Dje është arrestuar një person që dyshohet se është një nga administratorët e këtij grupi. Atij tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.