Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit - Gazeta Express
string(106) "prokurori-naim-abazi-pas-aktgjykimit-per-banjsken-do-te-kerkojme-arrestimin-e-te-tjereve-permes-interpolit"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 15:44

Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 15:44

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj tre të dënuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ka reaguar prokurori special i rastit, Naim Abazi.

Ai ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm jep sinjal të qartë se të gjithë personat e përfshirë në këtë sulm do të marrin dënimin e merituar.

Sipas Abazit, institucionet e drejtësisë nuk do të ndalen vetëm me këtë vendim, por përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Interpolit do të kërkohet arrestimi edhe i pjesëtarëve të tjerë që ndodhen në arrati.

“Përmes ndihmës ndërkombëtare dhe Interpolit do të kërkojmë arrestimin edhe të pjesëtarëve të tjerë. Të gjithë ata që kanë urdhëruar, financuar dhe koordinuar sulmin do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Toliqin, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim për sulmin terrorist të vitit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy zyrtarë policorë./IndeksOnline/

Advertisement
Advertisement
Advertisement