Profesori malazez: Është e qartë se kush janë prishësit e paqes dhe sigurisë në Ballkan, Vuçiq e Putin - Gazeta Express
string(100) "profesori-malazez-eshte-e-qarte-se-kush-jane-prishesit-e-paqes-dhe-sigurise-ne-ballkan-vuciq-e-putin"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 8:56

Profesori malazez: Është e qartë se kush janë prishësit e paqes dhe sigurisë në Ballkan, Vuçiq e Putin

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 8:56

Në një intervistë për TV E, profesori malazez Nebojsha Vuçiniq ka folur rreth kërcënimeve që po i vijnë  Ballkanit, që sipas tij po e prishin sigurinë dhe po e rrisin kërcënimin secilën herë e më shumë.

Thotë se pas krejt këtij destabiliteti fshihet një emër. Sipas profesorit, ai është presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ndjek politikat e presidentit rus Vladimir Putin.

Lexo Edhe:

“Këtu nuk ka të panjohur, të gjithë e dinë se nga kush jemi të kërcënuar, sepse dihet saktësisht se kush thotë se ju malazezët jeni një komb fiktiv. Pra, nacional-shovinizmi serbomadh, që në disa variante të çon në klerofashizëm, dhe në rrethana moderne edhe atë imperializmin e Putinit të madh, sepse tani këta përfaqësues janë këtu, nuk po flasim për serbët, qytetarë që deklarohen kështu, por jemi duke folur për nacionalshovinistët serbë të mëdhenj. Pra, është e qartë se kush po kërcënon, kush është prishësi kryesor i paqes dhe sigurisë në Ballkan. Politika e Putinit dhe politika e Vuçiqit që e ndjek Putinin”, tha profesori Nebojsha Vuçiniq.