Pritet hartimi i protokollit për hapjen e kufijve - Gazeta Express
string(49) "pritet-hartimi-i-protokollit-per-hapjen-e-kufijve"

Pritet hartimi i protokollit për hapjen e kufijve

Gazeta Express

27/05/2020 10:00

Vendet në rajon kanë filluar me hapjen e kufijve. Për dallim nga Maqedonia, tashmë kanë përgatitur protokolle se kush mund të hyjë në vendet e tyre. Edhe pse Maqedonia pritet t’i hapë kufijtë e saj brenda pesë ditëve, ende nuk është përcaktuar nëse do të kërkohet test të korona virusit për hyrje, përcjell Gazeta Express.

Propozimi fillestar ishte që kufijtë e Maqedonisë të hapen më 15 qershor, por pas vendimeve të fqinjëve tanë, Komisioni për Sëmundje Infektive ndryshoi mendim dhe ndryshoi rekomandimin, edhe pse data është e njohur, komisioni nuk ka miratuar protokoll përfundimtar se si dhe në çfarë mënyre qytetarët do të largohen ose do të hyjnë në vend, njofton Alsat-M.

Lexo Edhe:

Alsat mëson se Komisioni ende po diskuton nëse do të miratohen testet e detyrueshme për koronavirus. Për dallim nga ne, fqinjët kanë publikuar tashmë protokoll që qytetarët duhet ta respektojnë.

Serbia tashmë ka hapur kufijtë e saj, por duke ndryshuar kushtet. Tani nuk ka nevojë për test të koronës ose leje speciale për hyrje në vendin e tyre.

Shqipëria ka vendosur për hapjen e kufijve më 1 qershor, kurse turistët do të jenë në gjendje të shkojnë në plazhe më 10 qershor, kur të hapet i gjithë bregu.

Mali i Zi gjithashtu ka vendosur t’i hapë kufijtë, por vetëm për disa vende që plotësojnë kriteret, respektivisht të kenë 25 të infektuar në 100.000 banorë. shtetasit e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë nuk janë në listën e Malit të Zi për hyrje në vendin e tyre.

Autoritetet në Serbi reaguan menjëherë ndaj këtij vendimi, duke thënë se ata nuk do të miratojnë masë reciproke, por u bëri thirrje qytetarëve të tyre që të mos shkojnë në një shtet ku nuk janë të mirë se ardhur.

Kosova ende nuk ka marrë një vendim konkret për hapjen e kufijve.

Ndryshe, pothuajse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do t’i hapin kufijtë e tyre më 15 qershor, me rekomandim të Komisionit Evropian.