Prishtinën e bëjnë "për pesë pare" tifozët e saj, e akuzojnë që e shiti lojën me Trepçën ‘89 - Gazeta Express
string(88) "prishtinen-e-bejne-per-pese-pare-tifozet-e-saj-e-akuzojne-qe-e-shiti-lojen-me-trepcen-89"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2023 8:24

Prishtinën e bëjnë “për pesë pare” tifozët e saj, e akuzojnë që e shiti lojën me Trepçën ‘89

Futboll

Gazeta Express

29/05/2023 8:24

Sezoni 2022/23 i Superligës së futbollit u mbyll në mënyrë të turpshme dje.

Dy ndeshjet vendimtare të sezonit për mbijetesë dhe barazh përfunduan në mënyrë të çuditshme pasi skuadrat që po luftonin për mbijetesë, Trepça ’89 dhe Ferizaj shënuan në minutat shtesë, në ndeshjet që u shtynë deri në 17 minuta, e që nisën me disa minuta vonesë.

Lexo Edhe:

Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit u konsiderua si skandaloze pas gabimit amatoresk të portierit të klinasve, i cili ia mundësoi ekipit ferizajas të përfundojë në barazh.

Ndërkaq, pa dyshime nuk kaloi as dueli mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës.

Bardhekaltrit po avanconin në pjesën e parë me golin e kryeziut, kurse mitrovicasit e barazuan rezultatin në minutën e 86-të me Namanin, ndërsa e gjetën golin e fitores së dyshimtë në minutën e 97-të me golin e Fazliut.

Por, kjo fitore nuk iu mjaftoi “Xehetarëve”, të cilët megjithatë ranë nga liga dhe pas ndeshjes e akuzuan Federatën e Futbollit.

Nga ana tjetër, tifozët prishtinas e kanë vërshuar me komente fyese klubin e tyre të zemrës, të cilin e akuzuan se e kurdisi lojën me Trepçën ’89.

Por, për dallim nga klubi i futbollit Dukagjini dhe Ferizaj përkohësisht, por dhe nga Federata e Futbollit, Prishtina nuk i ndali komentet në postimin e saj për ndeshjen e djeshme.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej komenteve të tifozëve të frustruar, të cilët e akuzojnë klubin kryeqytetas se e shiti lojën e luajtur në Mitrovicë. /Gazeta Express/