Sigal Prishtina po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip në pjesën e dytë të sezonit.
Bardhekaltrit e kanë nisur vitin e ri me tri largime, shkruan “Gazeta Express”.

Fituesi i Ligës Ballkanike ka njoftuar sot se i ka ndarë rrugët me tre basketbollistë.
“Thank you Henrik, Rashad & Eliot! 💙 I falenderojmë për kontributin e dhënë basketbollistët Henrik Širko, Rashad Williams dhe Eliot Peci! Ju urojmë suksese në vazhdim të karrierës!”, njoftoi klubi më i suksesshëm kosovar.

Sigal Prishtina synon ta ketë një vit të trofeshëm në 2025 dhe gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim pritet të bëjë përforcime të mëdha.
Në vitet e fundit, kryeqytetasve iu ka rënë shkëlqimi… /Gazeta Express

Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...