Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Dritës, kualifikohet në finale - Gazeta Express
string(65) "prishtina-fiton-pas-vazhdimeve-ndaj-drites-kualifikohet-ne-finale"

Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Dritës, kualifikohet në finale

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 17:35

FC Prishtina është finalistja e dytë në Kupën e Kosovës në futboll.

Klubi nga kryeqyteti fitoi 0:1 pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Gjilan.

Lexo Edhe:

Rezultati në ndeshjen e parë ishte 0:0, e njëjtë ishte edhe në kohën e rregullt sot.

Por, në minutën e 111-të, ishte Dabiqaj që shënoi autogol, me të cilën Prishtina u kualifikua në finale.

E aty, kryeqytetasit do të përballen me Ballkanin që e eliminoi sot Suharekën.