Prishtina e përforcon pozitën e qendrës - Gazeta Express
string(39) "prishtina-e-perforcon-poziten-e-qendres"

Basketboll

Gazeta Express

06/01/2025 12:09

Prishtina e përforcon pozitën e qendrës

Basketboll

Gazeta Express

06/01/2025 12:09

Sigal Prishtina po tregohet mjaft aktive në këtë fillim të vitit të ri.

Bardhekaltrit dje e rikthyen basketbollistin amerikan Donte Clarc, ndërsa sot e bënë një tjetër “goditje”, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Kryeqytetasit e prezantuan sot përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale basketbollistin Rašid Mahalbašić, të cilit i uruan mirëseardhje.

Slloveni luan në pozitën e qendrës, ndërsa është i gjatë 211 centimetra dhe ka nënshtetësi austriake.

34 vjeçari ka luajtur në Euroligë dhe për Kombëtaren e Austrisë, ndërsa së fundmi luajti në Meksikë, e paraprakisht edhe në ekipet evropiane si Fenerbahçe, Monaco, Prokom, Lasko e Olimpija. /Gazeta Express/