Skuadra e Prishtinës 01 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të finales së ‘Play-Off”-it të Superligës në futsall.
Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet, në një atmosferë madhështore, Prishtina 01 ka arritur ta mposhtë skuadrën e Liqenit të Drenasit, pas vazhdimeve, me rezultat 3:2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Azem Ibrahimit. Shifrat i barazoi Arif Limani në pjesën e dytë.
Në vazhdime prishtinasit u treguan më efikas. Shefki Kamberi realizoi për 2:1. Ky gol bëri që Liqeni të lëshohet me të gjitha forcat në sulm, gjë të cilën e ndëshkuan prishtinasit me golin e tretë përmes Drilon Maxharrajt, që çoi shifrat në 3:1.
Skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua dhe arriti që përmes Steven Abril ta ngushtojë epërsinë në 3:2. Megjithatë, koha e mbetur në dispozicion nuk i mjaftoi për të gjetur golin e barazimit dhe për të siguruar edhe një periudhë të lojës shtesë.
Ndeshja e dytë e finales së ‘play-off’-it zhvillohet më 10 qershor në Drenas.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...