Princ Harry bën deklaratën bombë: William më sulmoi fizikisht - Gazeta Express
string(60) "princ-harry-ben-deklaraten-bombe-william-me-sulmoi-fizikisht"

Lajme

Gazeta Express

05/01/2023 8:12

Princ Harry bën deklaratën bombë: William më sulmoi fizikisht

Lajme

Gazeta Express

05/01/2023 8:12

Princi Harry pretendon se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, William gjatë një sherri për martesën e tij me Meghan Markle. The Guardian ka marrë një kopje të Spare – librit të shumëpritur të Dukës së Sussex-it – disa ditë përpara se të dalë në shitje.

Në një pjesë të librit, pretendohet se William e kapi vëllain e tij duke e rrëzuar në dysheme. Harry vazhdon të pretendojë se William e kishte quajtur aktoren amerikane, me të cilën ai tashmë dy fëmijë, si “të vështirë”, “të vrazhdë” dhe “mizore”.

Lexo Edhe:

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Shumë shpejt. Ai më kapi për jake dhe më rrëzoi në dysheme.”, thuhet se ka shkruar Harry në libër. “U shtriva për një moment, i trullosur, më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, vazhdohet më tej në librin e tij.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në Nottingham Cottage në vitin 2019 kur Harry jetonte atje dhe filloi kur William mbërriti dhe u ankua për Meghan. /abcnews.al