‘PriForum’ shpall projektet e përzgjedhura të garës ‘Best Pitch’ - Gazeta Express
string(60) "priforum-shpall-projektet-e-perzgjedhura-te-gares-best-pitch"

‘PriForum’ shpall projektet e përzgjedhura të garës ‘Best Pitch’

Arte

Gazeta Express

30/08/2023 16:23

Edicioni i 15 i PriFest vazhdon traditën e ofrimit të mundësisë unike për projektet filmike që janë në fazën e para-produksionit që të prezantohen në garën e përvjetshme Best Pitch që zhvillohet brenda PriForum-it.

Shumë projekte ambicioze nga rajoni (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Turqia, Greqia dhe Serbia) kanë aplikuar për mundësinë për të garuar për disa çmime të ndryshme.

Lexo Edhe:

Projektet që janë përzgjedhur për edicionin e 15 të Garës Best Pitch janë:

Projektet e Ballkanit për Garën Best Pitch:

1. LUCKY US, Regjisore: Anita Morina; Producent: Allmir Suhodolli – Kosovë;

2. MEDUZA, Regjisor: Mateo Cingu; Producent: Liridon Cahani – Shqipëri;

3. I MUST GO DOWN BY THE SEA AGAIN, Regjisor: Leart Rama; Producente: Valmira Hyseni – Kosovë;

4. BIG IN GAZI BABA, Regjisore: Pauline Blanchet; Producent: Romir Jakupi – Maqedoni e Veriut;

5. MY HAPPY FAMILY, Regjisor: Alkım Özmen; Producent: Samet Hamiş – Turqi;

6. EVERYBODY DIES ON THE NEWS, Regjisor: Viktor Ivanov ; Producent: Konstantin Vasilev – Bullgari.

Izraeli është Shteti Në Fokus për sivjet dhe projektet izraelite ne vijim janë përzgjedhur për Garën Best Pitch:

7. SECOND WIFE, Regjisor: Yousef Abu Mdegem; Producent: Elad Peleg;

8. THE PLAYBACK, Regjisore: Liat Kaplan; Producente: Adi Navon;

9. THE RABBI, Regjisor: Uriya Hertz; Producent: Yochanan Kredo;

10. TO CLOSE OPEN EYES, Regjisore: Helly Mizrai; Producent: Eviatar Moncaz.

Projektet e zgjedhura do të përfitojnë edhe nga eventet e ndryshme të rrjetëzimit dhe trajnimit, si trajnimi për Pitching/ Prezantim me eksperten Claudia Landsberger.

Të gjitha projektet e zgjedhura për prezantimin Best Pitch do ta kenë mundësinë unike për ta mbajtur:

Seancë One-to-One për strategji të financimit dhe koproduksionit me një tjetër eksperte të madhe të fushës, Linda Beath nga EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs);

Seancë One-to-One për strategji të koproduksionit, financimit dhe festivaleve me Graziella Bildesheim;

Seancë One-to-One për Zhvillim të Skenarit me Alejandro de la Fuente (Spanjë);

Gara tradicionale Best Pitch gjithashtu ka çmime për projektet fituese të këtij viti:

Çmimi për audio post-produksion Audio Final Mix (shërbim), nga kompania ‘In My Country Production’, Kosovo

Çmimi Color Grading post production (shërbim), nga kompania ‘In My Country Production’, Kosovë;

Çmimi me shërbime të paisjeve, nga kompania e produksionit ‘Ikonë’, Kosovë

Çmimi monetar për projektin më të mirë nga Kosova, nga Qendra Kinematografike e Kosovës;

Çmimi Vanessa Redgrave për Best Pitch 2023, çmim monetar nga sponzori Neptun Kosova;

Çmimi Best Pitch për projektet nga Izraeli, çmim monetar nga PriFest.

Gara Best Pitch është një nga shumë aktivitete që bien nën ombrellën e Prishtina Film FORUM, platforma e zhvillimit të industrisë së filmit që po mban edicionin e 15 bashkë me festivalin.

PriFORUM dhe aktivitetet e tij – Gara Best Pitch, trajnimet e ndryshme, Prishtina Rendezvous dhe Work in Progress – kanë shërbyer si katalizatorë për shumë projekte filmike rajonale të cilat janë finalizuar dhe janë vlerësuar pozitivisht nga kritikët dhe audienca në festivale të filmit.

PriFORUM është platforma rajonale e industrisë së filmit, pjesë përbërëse e PriFest. Do të mbahet më 14 dhe 15 shtator. Edicioni i 15 i PriFest do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023.