Presidentja Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, flasin për idetë e rikorigjimit të kufijve - Gazeta Express
string(124) "presidentja-osmani-ka-pritur-ne-takim-ministrin-e-jashtem-te-maqedonise-se-veriut-flasin-per-idete-e-rikorigjimit-te-kufijve"

Presidentja Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, flasin për idetë e rikorigjimit të kufijve

Gazeta Express

23/04/2021 12:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë  së Veriut, Bujar Osmani.

Në këtë takim, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme.

Lexo Edhe:

Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që  të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.

Ministri Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për rivizatimit të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se skenarë të tillë duhet ta parandalohen bashkërisht.

“Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në takim, ndër të tjera është biseduar edhe situata me pandeminë Covoid-19, në të dy shtetet.

Presidentja Osmani ka thënë se në bashkërendim me  Qeverinë po e bëjnë të pamundshmen që bashkë me partnerët ndërkombëtarë t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.