Presidenti për Asociacionin: Çdo lëvizje nga korniza e tij nënkupton Republikë Srpska brenda Kosovës - Gazeta Express
string(99) "presidenti-per-asociacionin-cdo-levizje-nga-korniza-e-tij-nenkupton-republike-srpska-brenda-kosoves"

Presidenti për Asociacionin: Çdo lëvizje nga korniza e tij nënkupton Republikë Srpska brenda Kosovës

Gazeta Express

15/10/2020 20:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë qëndrimin e tij për çështjen e Asociacionit, temë që Serbia po tenton ta rikthejë në tavolinë të bisedimeve, raporton Gazeta Express.

Thaçi ka thënë se Asociacioni nuk është çështje teknike, e se për këtë ka opinion edhe të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo Edhe:

“Çështje teknike nuk është aspak Asociacioni, kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e kemi obligim ta implementojmë atë. Kosova nuk e ka asnjë obligim të bëjë asnjë hap më tutje, çdo lëvizje nga ajo kornizë nënkupton Republika Srpska, ajo një hyrje në një proces të goditjes së shtetit të Kosovës nga brenda, në veçanti kur Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën me këtë asociacion”, ka thënë ai në Dukagjin.

Presidenti shton se kryeministri Avdullah Hoti gjithashtu ka rezerva për këtë çështje, megjithatë, thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet që ka.

“ Z.Hoti ka marrë pjesë në takimet e fundit, po e shoh se ka rezerva nga ana e tij, gjithçka që është në përputhje me kushtetutën  duhet t’i kryejmë obligimet tona”, ka thënë presidenti i vendit./GazetaExpress/