Presidenti i PSG-së beson se Messi do të rinovojë kontratën me klubin, pas përfundimit të Kupës së Botës - Gazeta Express
string(103) "presidenti-i-psg-se-beson-se-messi-do-te-rinovoje-kontraten-me-klubin-pas-perfundimit-te-kupes-se-botes"

Presidenti i PSG-së beson se Messi do të rinovojë kontratën me klubin, pas përfundimit të Kupës së Botës

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 20:28

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, është i bindur se Lionel Messi do të rinovojë kontratën pas Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon pas përfundimit të sezonit, teksa rreth të ardhmes së tij ka pasur një mori spekulimesh, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, zyrtarisht e ardhmja e tij pritet të mësohet pas përfundimit të Kupës së Botës, atje ku Messi me Argjentinën ka shkuar deri në çerekfinale.

Al-Khelaifi ka zbuluar se diskutimet për kontratën do të fillojnë pas përfundimit të turneut. Presidenti i PSG-së është i bindur se sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Paris.

“Patjetër (ndjen se dëshiron të qëndrojë). Ai është shumë i lumtur, ju mund ta shihni këtë me ekipin kombëtar. Nëse një lojtar nuk është i lumtur, do të shihni performancën e tij jo të mirë për ekipin kombëtar”, tha ai për “Sky Sports”.

“Ai bëri një paraqitje fantastike këtë sezon për ne, ai ka shënuar shumë gola dhe asistime për kombëtaren dhe klubin. Pra, ajo që ramë dakord së bashku – që pas Kupës së Botës, të ulemi së bashku. Por, të dyja palët – ana jonë e klubit dhe ai – janë shumë të lumtur, kështu që ne do të flasim pas Kupës së Botës”, shtoi presidenti i klubit francez. /Gazeta Express/