Presidenti i KOK-ut tregon sa sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadë - Gazeta Express
string(79) "presidenti-i-kok-ut-tregon-sa-sportiste-do-ta-perfaqesojne-kosoven-ne-olimpiade"

Presidenti i KOK-ut tregon sa sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadë

Gazeta Express

27/03/2020 20:07

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, beson se Kosova do të përfaqësohet me më shumë sesa gjashtë sportistët që tashmë kanë fituar normë Olimpike për Lojërat Olimpike, të cilat janë shtyrë për në verën e vitit 2021 shkaku i koronavirusit.

Aktualisht e gjitha bota po përballet me virusin Covid-19, i cili e ka paralizuar edhe botën e sportit, duke bërë që të gjithë aktivitet sportive të pezullohen përkohësisht, pa datë kthimi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas vendimit të UEFA-s për shtyrjen e Kampionatit Evropian për një vit, këtë javë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në bashkëpunim me qeverinë japoneze, vendosi që ky turne të shtyhet gjithashtu për verën e vitit 2021.

Shtyrja e këtij kampionati ka bërë që presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të shpresojë që Kosova do të garojë edhe me më shumë sportistë në këtë turne, përderisa deri tani normë Olimpike kanë fituar pesë xhudistë dhe një mundës.

“Tani i kemi gjashtë sportistë me normale Olimpike, pesë janë nga xhudoja dhe njëështë nga mundja. Shpresoj të kemi edhe një më tepër. Kemi gjasa nga karateja, boksi, nga vetë xhudoja, por edhe nga xhudoja”, ka thënë Hasani në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Në Rio 2016, Kosova mori pjesë me tetë sportistë, por gjashtë prej tyre ishin me ftesa, ndërsa vetëm dy kishin normë Olimpike.

Hasani beson se sportistët me normë Olimpike do të kenë më shumë gjasa t’i sjellin Kosovës medalja nga Lojërat Olimpike, që përkundër që do të zhvillohen verën e vitit 2021 do të quhen prapëseprapë “Tokio 2020”. /Gazeta Express/