Prej më shumë se 24-orësh i bllokuar në një galeri në Bulqizë, vijojnë kërkimet për minatorin në Bulqizë - Gazeta Express
string(103) "prej-me-shume-se-24-oresh-i-bllokuar-ne-nje-galeri-ne-bulqize-vijojne-kerkimet-per-minatorin-ne-bulqize"

Prej më shumë se 24-orësh i bllokuar në një galeri në Bulqizë, vijojnë kërkimet për minatorin në Bulqizë

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2021 11:57

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që nga momenti kur një 61-vjeçar me profesion teknik është bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës.

Mësohet se Muharrem Plaku ka qenë duke bërë gati frontin e punës për minatorët për shfrytëzimin e kromit, por dyshohet se një masiv i madh inertesh e ka bllokuar.

Lexo Edhe:

Burime pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera bëjnë të ditur se shembja ka qenë pingule në një gjatësi mbi 25 metra. Kjo sipas tyre faktohet nga materiali i rënë, i cili është pothuajse i njëjtë me atë të sipërfaqes së tokës.

Fati i teknikut 61-vjeçar Muharrem Plaku ende nuk dihet, ndërsa prej më shumë se 24 orësh vijojnë kërkimet, duke nxjerrë jashtë materialin e shembur në thellësi. Në vendin e ngjarjes janë drejtues të AKSEM dhe policia e Bulqizës.

Ndërkohë kolegët e 61-vjeçarit që dyshohet të jetë bllokuar në nëntokë po punoj me nxjerrje të materialit shkëmbor.