Pranë një marrëveshje? Nis mbledhja për 'zgjedhoren', të pranishëm dhe ambasadorët - Gazeta Express
string(78) "prane-nje-marreveshje-nis-mbledhja-per-zgjedhoren-te-pranishem-dhe-ambasadoret"

Pranë një marrëveshje? Nis mbledhja për ‘zgjedhoren’, të pranishëm dhe ambasadorët

Gazeta Express

05/06/2020 19:40

Ka nisur tashmë takimi i këshillit politik për reformën zgjedhore, teksa takimit i janë bashkuar dhe tre diplomatët e SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe, të cilët e kanë ndjekur dhe negociuar një marrëveshje prej disa ditësh.

Duket se takimi i sotëm mund të prodhojë një marrëveshje të dakordësuar mes palëve për reformën zgjedhore.

Lexo Edhe:

Palët janë dakordësuar në thuajse të gjitha pikat, teksa disa detaje të administratës zgjedhore kanë mbetur për t’u adresuar mes palëve. Opozita e ka konsultuar mes vetes këtë çështje dhe mësohet se ka përpiluar një propozim konkret i cili do të shqyrtohet këtë të premte në mbledhjen e këshillit politik.