Povetkin vs Fury për titullin e botës në stadiumin e Moskës me 80 mijë - Gazeta Express
string(38) "povetkin-ke-guxim-te-vish-ne-rusi-fury"

Povetkin vs Fury për titullin e botës në stadiumin e Moskës me 80 mijë

Gazeta Express

24/09/2020 11:16

Stadiumi Luzhniki i Moskës është vendi i mundshëm për meçin e planifikuar të Alexander Povetkinit kundër kampionit të botës, Tyson Fury, sipas Andrey Ryabinskiy, promotorit të boksierit rus.

Povetkin synon ta mbrojë statusin e sfiduesit mandator për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, WBC – i cili mbahet nga Fury – në një rimeç kundër Dillian Whyte më 21 nëntor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Boksieri veteran rus e tronditi boksierin britanik Whyte duke e nokautuar, me ç’rast ia prishi planet për të luftuar kundër Fury për titullin në WBC.

I pyetur nëse Povetkin synon të luftojë kundër Fury, Ryabinskiy tha për Sky Sports: “Po punojmë në këtë drejtim”.

“Lufta për titullin e botës është një ngjarje e madhe në karrierën e çdo boksieri dhe natyrisht se ne do të kërkojmë një mundësi për titullin në WBC”, shtoi ai.

Stadiumi Luzhniki i Moskës

Stadiumi i Moskës, i cili i ka 80 mijë ulëse, është ndër vendet e mundshme ku mund të zhvillohet meçi.

“Pse jo? Ky është ndër vendet e mundshme”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Finalja e Kupës së Botës 2018 u mbajt në Stadiumin Luzhniki të Moskës