Shevchenko e gjen zgjidhjen për "luftimin" e kurdisjeve, i fut referët në testin e rrenave - Gazeta Express
string(87) "shevchenko-e-gjen-zgjidhjen-per-luftimin-e-kurdisjeve-i-fut-referet-ne-testin-e-rrenave"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 18:24

Shevchenko e gjen zgjidhjen për “luftimin” e kurdisjeve, i fut referët në testin e rrenave

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 18:24

Federata e Futbollit e Ukrainës ka vendosur për poligraf për gjyqtarët, për të mos patur dilema rreth kurdisjeve apo gabimeve.

Federata, e kryesuar nga presidenti i saj i emëruar së fundmi – sulmuesi legjendar dhe ish-menaxheri i ekipit kombëtar të Ukrainës, Andriy Shevchenko – ka prezantuar një masë të re drastike kohët e fundit. Gjyqtarët e tij tani i nënshtrohen testeve poligrafike.

Lexo Edhe:

Për ata që nuk e dinë, poligrafët matin ndryshimet e një personi në presionin e gjakut, rrjedhjen e gjakut, ritmin e frymëmarrjes dhe reagimet e djersës për të përcaktuar nëse ata po thonë të vërtetën.

Pse po përdoren në futbollin ukrainas? Sipas FA-së atje, qëllimi është të shmangen akuzat për paragjykim dhe të përmirësohen standardet, por gjithashtu, më e rëndësishmja, të ndihmojë në çrrënjosjen e korrupsionit, ryshfetit dhe trukimit të ndeshjeve. Këto çështje kanë dëmtuar sportin në Ukrainë për shumë vite.