Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj” - Gazeta Express
string(90) "policia-kerkon-ndihme-per-identifikim-e-dy-te-dyshuarve-per-shperdorim-te-pasurise-se-huaj"

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”

Gazeta Express

19/04/2024 18:05

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave.

Personat e dyshuar për të cilët Policia ka publikuar edhe fotografi kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë huaj, që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

Lexo Edhe:

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.