Policia e konfirmon, një grua rreth 35-vjeç dyshohet se u vra në oborrin e QKUK'së - Gazeta Express
string(80) "policia-e-konfirmon-nje-grua-rreth-35-vjec-dyshohet-se-u-vra-ne-oborrin-e-qkukse"

Policia e konfirmon, një grua rreth 35-vjeç dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së

Lajme

Gazeta Express

30/11/2022 19:00

Policia e Kosovës e konfirmon se një grua rreth 35-vjeç dyshohet se është vrarë në oborrin e QKUK’së.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazetën Express tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.