Një protestë që nuk është lajmëruar në polici, vetëm në rrjete sociale, duket se ka rezultuar me grumbullimin e një numri të caktuar qytetarësh në Mitrovicën e Jugut, pjesëmarrja aty sa vjen e shtohet.
Edhe pse policia e ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, kërkuan nga qytetarët që mos t’i përgjigjen pozitivisht kësaj “proteste”, aty ka nisur mbajtja e saj.
Policia i ka njoftuar qytetarët se pjesëmarrja në këtë nismë është e rrezikshme sepse se nuk dihen organizatorët e saj.
Ndërsa, sipas ministrit Sveçla “përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”.