Po bënin dashuri me kapitenin kur jahti luksoz u përplas me një varkë në Australi, në gjykatë merret vesh krejt çfarë ndodhi - Gazeta Express
string(123) "po-benin-dashuri-me-kapitenin-kur-jahti-luksoz-u-perplas-me-nje-varke-ne-australi-ne-gjykate-merret-vesh-krejt-cfare-ndodhi"

Po bënin dashuri me kapitenin kur jahti luksoz u përplas me një varkë në Australi, në gjykatë merret vesh krejt çfarë ndodhi

Gazeta Express

06/12/2019 13:00

Një anëtare e ekuipazhit ka pranuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me një kapiten kur jahti luksoz që po udhëtonin u përplas në një varkë tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cheya Handley, 26 vjeçe, tha se kishte qenë me kapitenin e jahtit Jeremy JJ Piggott, 46 vjeç, në harkun e anijes kur ndodhi përplasja.

Lexo Edhe:

Varka ishte përplasur në një varkë tjetër, ndërsa ajo i tha një gjykate australiane se kishte pirë alkool gjatë udhëtimit nga Brisbane në Ghost Gold në 3 mars të vitit të kaluar.

Tutje thuhet se Piggott ishte përpjekur të drejtonte varkën duke përdorur një telekomandë gjatë atyre momenteve, dëgjoi gjykata.

Cheya Handley, pranoi se tregoi pakujdesi. Avokati i saj tha se në atë kohë nuk ishte shkaktuar dëme.

U dëgjua gjithashtu se si ishte “mbuluar” një kamerë e sigurisë i montuar, në mënyrë që të mos i kapte ata në veprim.

Në një kasetë të regjistruar në gjykatë, Handley thotë në një intervistë policore: “Po, unë bëra gjë të gabuar, duke pirë në punë”.

Rreth 14,000 dollarë australianë thuhet të jetë dëmi i shkaktuar Piggott u dënua me gjobë prej 4,000 dollarësh pasi u deklarua fajtor për dy akuza.