Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje, flet i vëllai: Na bënë pritë pas gjyqit - Gazeta Express
string(72) "plagosja-e-60-vjecares-ne-lushnje-flet-i-vellai-na-bene-prite-pas-gjyqit"

Plagosja e 60-vjeçares në Lushnje, flet i vëllai: Na bënë pritë pas gjyqit

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 18:49

Vëllai i Bajame Senejas, 60 vjeçares që u plagos me plumb në këmbë në një prononcim për mediat ka thënë se ka qenë Shaip Hasalla ai që ka qëlluar me armë zjarri ndaj motrës së tij.

Sipas tij shkak është bërë konflikti për tokën 2 hektarë për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore.

Lexo Edhe:

Afrim Hasalla tregoi se në momentin e ngjarjes ka qenë duke lëvizur përpara me një furgon dhe bashkë me të ka qenë edhe avokati.

Ndërkohë Bajamja, po lëvizte mbrapa bashkë me djalin e saj, i cili ishte në drejtimin e një makine tjetër. Autorët kanë shtënë me armë në drejtim të tyre dhe në këtë moment, Afrimi tregon se nipi i tij ka lëvizur me shpejtësi dhe ka treguar se e kanë qëlluar me armë.

“Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë. Unë isha në makinë së bashku me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa ka qenë me motrën, ndaj tyre u qëllua me armë zjarri. Na sulmuan për 2 hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që e kam atje dhe sot ky zotëria do ta marrë me forcë”, u shpreh vëllai i 60 vjeçares së plagosur, Afrim Hasalla.

Afrim Hasalla është vëllai i Kastriot Hasallës i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla në vitin 2021. Romeo është djali i Shaip Hasallës./Gazeta Express