Plagosi fqinjin në prani të familjarëve, arrestohet autori në Lezhë - Gazeta Express
string(66) "plagosi-fqinjin-ne-prani-te-familjareve-arrestohet-autori-ne-lezhe"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 10:57

Plagosi fqinjin në prani të familjarëve, arrestohet autori në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 10:57

Blutë e Lezhës kanë arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit Hilë Gjini, të ndodhur ditën e sotme në Balldre të Lezhës.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Gjin Gjjni 69 vjeç, pas dy orësh ndjekjeje dhe kërkimesh, pasi ka plagosur fqinjin e tij, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, për motive pronësie.

Lexo Edhe:

Mësohet se Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Sakaq strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

Informacion paraprak:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. Gj.

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë  në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.