Pirlo është inspiruar nga Conte i Juves - Gazeta Express
string(39) "pirlo-eshte-inspiruar-nga-conte-i-juves"

Pirlo është inspiruar nga Conte i Juves

Futboll

Gazeta Express

16/01/2021 18:19

Andrea Pirlo ka treguar se Antonio Conte “ka zgjuar të ai dëshirën që të bëhet trajner”, gjatë kohës ku ata ishin bashkë në Juventus dhe luftuan për Skudeto deri në fund kundër Interit

“Pres ta shoh një Inter agresiv që dëshiron ta diktojë tempon e ndeshjes, por ne jemi Juventus, kështu që ne shkojmë në San Siro me stilin ton të futbollit, të lirë nga presioni”, tha Pirlo në konferencën për shtyp.

Lexo Edhe:

“Nuk duhet të këtë frikë, as ndrojtje edhe në ndeshje të këtilla të rëndësishme. Ne duhet të jemi të lirë në mendje. Ne jemi Juventusi dhe duhet të mësohemi me atë që bëjnë presion në ne”.

“Fitorja do të na jepte një shtytje reale që të ecim edhe më para me tri pikë të reja. Ne duhet të kemi filozofi ndryshe në këtë moment, por të dyja skuadrat luftojnë për titull deri në fund”, transmeton GazetaExpress.  

Conte ishte trajneri që fillojë serinë prej 9 herë kampionë në Itali për Juven, me Pirlon që luante në mesfushë, por tani ata do të përballen si kundërshtarë dhe si trajner.

“Conte dhe unë kemi dy personalitete të ndryshme, e cila gjë ndoshta ka bërë që gjërat mes nesh të shkojnë shumë mirë. Ne folëm para se sezoni të fillon, ende ka një respekt të madh në mes neve”.

“Ai bëri histori me Juventusin dhe unë mësova shumë nga ai, kështu që gjithmonë do të jemi mirënjohës. Conte është njeriu i parë i cili ma zgjoj dëshirën të jem trajner. Ai është një njeri i mirë dhe trajner i madh, por nesër ne do të jemi kundërshtarë në bankë”.

Pirlo është pyetur nëse ai është duke bërë një taktikë të veçantë që ta ndalë hapin e mbrojtësit të shpejt të majtë, Achraf Hakimi.

“Ne e kemi Aaron Ramseyin, Weston McKennie dhe opsione tjera gjithashtu. Ne kemi studiuar alternativa të ndryshme dhe nesër do t’i shihni”.

“McKennie nuk është 100 për qind gati, por është mirë që e kemi në dispozicion. Ramsey ka stërvitur mirë gjatë tërë javës, kështu që ai nuk ka problem. Giorgio Chiellini ppo ashtu është mirë dhe do të jetë bonus shtesë në skuadrën tonë”.

Matthijs de Ligt, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado do të mungojnë në këtë ndeshje për shkak se ende janë duke u trajtuar nga COVID-19. /GazetaExpress/