Piolit ia vodhën medaljen, e gjen policia dhe ia kthen atë - Gazeta Express
string(57) "piolit-ia-vodhen-medaljen-e-gjen-policia-dhe-ia-kthen-ate"

Piolit ia vodhën medaljen, e gjen policia dhe ia kthen atë

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 9:07

Dita e festimeve për titull të kampionit për Stefano Piolin nuk ishte gjithaq e gëzueshme.

Lexo Edhe:

Atij iu prish kjo ditë kur e kuptoi se dikush ia kishte vjedhur medaljen që e mori pasi e siguroi titullin e kampionit me Milanin.

“Ma kanë marrë medaljen gjatë festimeve, ma ktheni”, kishte thënë trajneri i “Rossoneri”, shkruan “Gazeta Express”.

E një ditë më pas, një tifoz e ka publikuar medaljen në rrjetet sociale.

Hajduti e ka dokumentuar marifetin e tij në rrjetet sociale, duke e publikuar një “story” në Instagram, ku shihej medalja që fillimisht e kishte marrë trajneri i Milanit gjatë shpërblimit zyrtar.

“Faleminderit Pioli”, ka shkruar hajduti në një video që për pak orë u bë virale në rrjetet sociale.

Pak orë më pas, tre djem e dorëzuan atë në polici, duke shpjeguar se e kishin gjetur afër dhomave të zhveshjes së “Mapei Stadium”. /Gazeta Express/