Pioli s’do të rrezikojë me Ibrahimovicin - Gazeta Express
string(39) "pioli-sdo-te-rrezikoje-me-ibrahimovicin"

Pioli s’do të rrezikojë me Ibrahimovicin

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 12:25

Zlatan Ibrahimovic duhet të presë edhe disa ditë për t’u rikthyer në fushë.

Stefano Pioli ka deklaruar se s’do të rrezikojë me liderin e saj për ta kthyer para kohe.

Lexo Edhe:

Ibra mungon që disa ndeshje me radhë për shkak të disa shqetësimeve muskulore, por Milani ka vazhduar me fitore edhe pa atë.

“Që Ibra është një lojtar i rëndësishëm edhe kur nuk luan, kjo është e qartë. Nuk mendoj se mund të kthehet këtë të diel. Kur ke probleme me muskujt, duhet të jesh i kujdesshëm. Më mirë të kthehesh një ndeshje me vonesë sesa të humbësh shumë të tjera”, deklaroi Pioli.

39-vjeçari po shijon një sezon ëndrrash, ka shënuar 10 gola në vetëm gjashtë ndeshje në Serie A. /Gazeta Express/