Pezullohet për 8 vjet tenisti spanjoll për kurdisjen e ndeshjeve - Gazeta Express
string(64) "pezullohet-per-8-vjet-tenisti-spanjoll-per-kurdisjen-e-ndeshjeve"

Pezullohet për 8 vjet tenisti spanjoll për kurdisjen e ndeshjeve

Sporte tjera

Gazeta Express

02/12/2020 12:08

Tenisti spanjoll Enrique Lopez Perez, i 154-ti në botë, është pezulluar për tetë vjet nga të gjitha aktivitetet sportive, për shkak të kurdisjes së ndeshjeve.

Ai është shpallur fajtor për kurdisjen e ndeshjeve të tenisit dhe i është ndaluar ushtrimi i profesionist për gati një dekadë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, ai nuk ka shpëtuar vetëm me kaq, sepse është gjobitur edhe 20 mijë euro.

Sipas “Tennis Integrity Unit”, Lopez Perez ka thyer rregullat e programit anti-korrupsion tri herë në turnetë e zhvilluar në vitin 2017.

Ndërkohë, ndaj tij ekzistojnë edhe dy akuza të tjera, ende të pavërtetuara.

Suspendimi i Lopez Perez ka nisur që nga dhjetori i viti 2019, kur dhe u pezullua në atë kohë./Gazeta Express/