Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar, paralajmëron "pasoja të paparashikueshme" - Gazeta Express
string(87) "petkoviq-i-reagon-kurtit-per-bashkimin-kombetar-paralajmeron-pasoja-te-paparashikueshme"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 18:05

Petkoviq i reagon Kurtit për bashkimin kombëtar, paralajmëron “pasoja të paparashikueshme”

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 18:05

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Albin Kurtit për “krijimin e bazave ligjore për një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, duke deklaruar se kjo “jo vetëm që shkatërron të drejtën ndërkombëtare, por edhe çdo mundësi të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, transmeton Gazeta Express.

Petkoviç paralajmëroi pasoja të paparashikueshme që, sipas tij, mbështetja për projektin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të kishte në të gjithë Ballkanin.

Lexo Edhe:

“Kosova dhe Metohija, si pjesë integrale e territorit të Serbisë, nuk mund të bashkohen me asnjë shtet tjetër, dhe çdo përpjekje e njëanshme për ta bërë këtë do të shkaktonte pasoja të paparashikueshme dhe do ta shkatërronte përfundimisht çdo mundësi që marrëdhëniet serbo-shqiptare të zhvilloheshin në drejtim të miqësisë dhe bashkëpunimit”, tha Petkoviq.

Ai tha se kjo do ta ndezte një fuçi të re baruti në Ballkan.

“Ju kujtoj se e ashtuquajtura Shqipëri e Madhe është një koncept fashist, i cili nënkupton rishikimin e dhunshëm të kufijve dhe krijimin e një hapësire të pastër etnike shqiptare në dëm të shteteve dhe popujve fqinjë, dhe çdo hap në atë drejtim do të thoshte ndezjen e një fuçie të re të barutit në Ballkan”, tha Petkoviq.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj “aludimit të telasheve dhe tragjedive të mëdha”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet urgjentisht dhe ashpër të reagojë ndaj aludimit të telasheve dhe tragjedive të mëdha, për të cilat Kurti është një gazetë, sepse dhënia e erës në velat e projektit të Shqipërisë së Madhe nuk mund të prodhojë asgjë të mirë”, thuhet në deklaratën e Petkoviq.

Kurti sot në Gjirokastër tha se duhet ta ndryshojnë Kushtetutën për ta mundësuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. /Express/