Pesë ditë para largimit, administrata e Trumpit ekzekuton të burgosurin e 13-të - Gazeta Express
string(78) "pese-dite-para-largimit-administrata-e-trumpit-ekzekuton-te-burgosurin-e-13-te"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 12:40

Pesë ditë para largimit, administrata e Trumpit ekzekuton të burgosurin e 13-të

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 12:40

Qeveria amerikane është përkujdesur që ta zbatojë dënimin me vdekje ndaj një të burgosuri vetëm pesë ditë para largimit nga pushteti.

Dustin Higgs nga Indiana u ekzekutua pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e tri grave në vitin 1996. Ai vdiq nga injeksioni vdekjeprurës në orën 1 e 23 minuta pas mesnatës, sipas kohës lokale.

Lexo Edhe:

Ekzekutimi i tij është rasti i trembëdhjetë vetëm nga korriku i vitit të kaluar që qeveria qendrore amerikane zbaton dënime me vdekje pas një pauze 17-vjeçare, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Administrata e Trumpit është kritikuar se është ngutur që t’i zbatojë këto dënime, me ç’rast edhe e ndërpreu tradiën 130-vjeçare që të burgosurit e dënuar me vdekje të mos ekzekutohen gjatë periudhës së ndërrimit të qeverive.

Higgs u dënua me vdekje në vitin 2001 për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së tri grave: Tanji Jackson, Tamika Black dhe Mishann Chinn.