Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024” - Gazeta Express
string(45) "perzgjidhen-42-bursiste-shpresa-olimpike-2024"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/02/2024 9:59

Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

Sporte tjera

Gazeta Express

06/02/2024 9:59

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët, ku këtë herë ka përzgjedhur 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.

Lexo Edhe:

Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.

Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv. Listës iu shtua edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mos nominimit nga Federata e Notit e Kosovës!

Gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj.

Javë më parë, KOK përzgjodhi edhe 10 bursistë tjerë, të cilat mbështeten nga MKRS, sipas rregullores nr 03.2013 për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike.