Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se sot ka pranuar një thirrje emergjente për ndihmë nga zona e majës së Lubotenit.
Në njoftim theksohet se “një grup bjeshkatarësh nga vende të ndryshme të Evropës ishin duke zhvilluar aktivitet bjeshkatar në majën e Lubotenit, ku gjatë kthimit një bjeshkatar me nacionalitet gjerman, P.J., 48 vjeçar, ka rrëshqitur në faqen lindore të mbuluar me borë, duke rënë rreth 500 metra në terren të thepisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime të shumta trupore, duke i pamundësuar lëvizjen”.
ShKShMK informon se “pas arritjes në vendin e ngjarjes, ekipet i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit, kanë bërë imobilizimin e tij dhe kanë realizuar evakuimin në kushte të vështira malore”.
“I lënduari është bartur me metoda specialistike të shpëtimit malor dhe më pas është transportuar me automjete 4×4 deri te pika e takimit me autoambulancën.Fatmirësisht, gjendja e tij raportohet stabile, pavarësisht lëndimeve të shumta të pësuara”, thuhet në njoftim.
Pamje: