Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mban të pezulluar një ligj të Teksasit, të mbështetur nga republikanët, i cili do t’u mundësonte autoriteteve shtetërore t’i arrestonin dhe t’i ndiqnin penalisht personat e dyshuar për kalim ilegal të kufirit SHBA-Meksikë.
Pamjet me dron tregojnë emigrantët në radhë që përballen me mot të ftohtë dhe me erë derisa presin të dorëzohen te zyrtarët e imigracionit pasi kanë kaluar kufirin./REL