Përparim Dushi rikthehet me fitore, shpreson të vazhdojë këtë ritëm - Gazeta Express
string(66) "perparim-dushi-rikthehet-me-fitore-shpreson-te-vazhdoje-kete-ritem"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/06/2023 20:13

Përparim Dushi rikthehet me fitore, shpreson të vazhdojë këtë ritëm

Sporte tjera

Gazeta Express

18/06/2023 20:13

Përparim Dushi, pas një mungese bukur të gjatë, është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në garat e disiplinës malore.

Anëtari i Prishtina Racing Team, sot ka triumfuar në garën Kulla 2023”, e para për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm për këtë disiplinë.

“Zhuqa” me Mitsubishi Evo 9, shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra e kaloi për kohën 03:18.721 dhe 03:22.408 minuta (06:41.129 përfshirë dy vozitjet), me shpejtësinë mesatare prej 100.515 kilometra në orë.

Mund të jetë një imazh i teksti

Përparim Dushi është shprehur i kënaqur pas fitores së arritur në garën e disiplinës malore, “Kulla 2023”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e sotme. E kam pritur fitoren, pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe. Realisht kam pasur mundësi të kem rezultat edhe më të mirë, por nuk kam dashur të rrezikoj. Në përgjithësi gara ishte shumë e mirë”, ka thënë Dushi për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ai është optimist për rezultate të tilla edhe në garat e ardhshme.

“Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatin në mënyrë që të renditem sa më mirë në plasmanin përfundimtar”, ka shtuar Dushi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement