Përmes garës së vrapimit kujtohet dëshmori i kombit, Haradin Bajrami - Gazeta Express
string(67) "permes-gares-se-vrapimit-kujtohet-deshmori-i-kombit-haradin-bajrami"

Përmes garës së vrapimit kujtohet dëshmori i kombit, Haradin Bajrami

Sporte tjera

Gazeta Express

25/03/2021 11:17

Dëshmorët e kombit shqiptar nuk harrohen kurrë.

Lexo Edhe:

Për nder të tyre mbahen aktivitete të ndryshme në të gjitha sferat, përfshirë këtu edhe sportin.

Njëjtë ka vepruar edhe Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me klubin atletik “Blinaja”, të cilat të dielën e 4 prillit do ta organizojnë garën e vrapimit për nder të dëshmorit Haradin Bajrami.

“Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”, quhet gara, e cila është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Lipjanit dhe familja e dëshmorit Haradin Bajrami, i cili e dha jetën për lirinë e Kosovës.

Kjo garë tashmë është bërë tradicionale dhe vit pas viti po masivizohet.

Organizatorët i kanë dhënë të gjitha detajet rreth garës, ndërsa për fituesit do të ketë shpërblime, përfshirë këtu ato financiare dhe diploma e medalje. /Gazeta Express/