Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe - Shkon në 20 numri i viktimave - Gazeta Express
string(70) "permbytjet-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe-shkon-ne-20-numri-i-viktimave"

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe – Shkon në 20 numri i viktimave

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 9:00

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC.

Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar në botë, atë Ndërkombëtar të Dubait.

Lexo Edhe:

Ky aeroport, këshilloi pasagjerët të mos paraqiteshin, pasi pistat ishin të përmbytura me ujë.

Në Oman, ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një vajze në Saham, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 19 që nga e diela.

Më shumë se 270 fluturime për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të mërkurën janë anuluar, sipas të dhënave të Flight Aëare.

Ndërsa, edhe 370 fluturime të tjera janë vonuar.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave të Emergjencave të Emirateve të Bashkuara Arabe, lëshoi një paralajmërim përpara stuhisë, duke u thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria u tha gjithashtu punonjësve të saj, që të punonin nga shtëpia dhe shkollat private u këshilluan të kryenin mësim në distancë.

Në Oman, më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar në strehimore. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë mbyllur si masë paraprake.