Përleshja me armë mes dy grupeve në Gjakovë – vetë dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit - Gazeta Express
string(91) "perleshja-me-arme-mes-dy-grupeve-ne-gjakove-vete-dorezohet-ne-polici-njeri-nga-te-dyshuarit"

Përleshja me armë mes dy grupeve në Gjakovë – vetë dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 9:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë dorëzuar njëri nga personat e dyshuar për vrasjen në tentativë që ndodhi të dielën në Gjakovë, ku dy grupe u përleshen me armë mes vete.

“Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Policia bënë të ditur se me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë”, thuhet në njoftim.