Përfundon takimi Meta- Basha, zbardhet detaje nga takimi - Gazeta Express
string(54) "perfundon-takimi-meta-basha-zbardhet-detaje-nga-takimi"

Gazeta Express

15/07/2020 12:05

Përfundon takimi Meta- Basha, zbardhet detaje nga takimi

Gazeta Express

15/07/2020 12:05

Ka përfunduar pas rreth 1 ore bisedë në godinën e Presidencës, takimit mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe Ilir Metës.

Lexo Edhe:

Presidenti e ka kërkuar takimin, në një kohë kur maxhoranca socialiste dhe deputetët e opozitës së re, miratuan në komisionin parlamentar ndryshimet kushtetuese që do të sjellin ndër të tjera hapjen e listave (pjesërisht) dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Meta i ka kërkuar Bashës që t’i qëndrojë besnik marrëveshjes së arritur në këshillin politik dhe të qëndrojë i qetë si dhe të bashkëpunojë me partnerët evropianë. Presidenti e ka cilësuar iniciativën e qeverisë dhe opozitës së re, si një përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën.

“Do kerkoja nga ju qe ti qendronit me besnikeri marrveshjes se firmosur me perfaqesuesit e mazhorances dhe te ruani qetesinë dhe ne keto momente kur ka perpjekje per te cenuar rende  Kushtetuten e vendit ne menyre kriminale dhe per te shkaterruar cdo lloj legjitimiteti te institucioneve në vend.

Keni rol te rendesishem me qetesi dhe pergjegjshmerine tuaj per te bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe boten demokratike se e kam theksuar se gjate tensioneve artificial ne vendin tone, se konfliktet ne Shqiperi s’jane te rastësishme, jini te vetëpërmbajtur. E rendesishme është te mos bejme aventurë me Kushtetuten”- ka thënë Meta.

Ndërkohë Basha ka akuzuar qeverinë, duke thënë se po fshihet pas disa deputetëve dhe po tenton të ndryshojë Kushtetutën, duke hedhur në kosh kësisoj marrëveshjen e arritur përmes negocimit të ambasadorëve të SHBA, BE e Britanisë.

 “Në arritëm një marrëveshje që u pershendet nga faktori nderkombetar. Koha ishte esenciale. Nese keto ndryshime ndodhin, ne do të jemi vendi i dyte, pas Rusisë qe ndodhin ndryshime ne kohe pandemie, fature që do të jetë shume e rendë… Duke u fshehur pas nje numri deputetësh te ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur te hedhë në kosh marrëveshjen dhe te ndryshoje Kushtetuten”.-tha Basha./Express